Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me shpërndarjen e buxhetit. Hoti ka pyetur se ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro? Ai ka thënë se nuk ka shenjë se këto mjete janë harxhuar në ndonjë projekt. Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 vjet mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …