Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, drejtorin e ri për demokraci dhe qeverisje të USAID-it, z. Noel Bauer me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutoi mbi programet e USAID-it, ku Komuna e Ferizajt tash e sa vite bën pjesë, duke marr përvojat më të mira, ekspertizën e duhur që ka bërë të rritet ndjeshëm cilësia e shërbimeve e menaxhimi financiar në sektorët ku kanë fokusin këto projekte. Kryetari Aliu i është shprehur falënderues pafund aleatit tonë USAID-it që me programet e tij, ndër vite ka kultivuar bashkëpunimin në dobi të përmirësimit të qeverisjes lokale.