E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën e drejtuar nga Marko Gjuriq ka arritur që të dështojë projektin për privatizimin e resorit turistik të Brezovicës. Përmes një letre, që mban datën 3 qershor, Gjuriq kishte kontaktuar të gjitha kompanitë e huaja që kishin shprehur interesim për të investuar kapitalin e tyre në Brezovicë. Kompanive të huaja u është thënë se qendra e skijimit në Brezovicë është pronë e Serbisë, e cila siç thuhet në letër, ka detyrim kushtetues për të mbrojtur pronën dhe qytetarët e saj. Letra e nënshkruar nga Gjuriq përfundon me kërcënimin se investimi në Brezovicë, pa e pyetur Serbinë, mund të shkaktojë dëme në reputacion dhe rreziqe të natyrës legale. Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar ndaj këtyre kërvënimeve dhe as nuk ka marrë në mbrojtje investitorët e interesuar për zhvillimin e Brezovicës, për të cilën thotë se është pasuri e Kosovës. Madje për të qenë skandali edhe më i madh, ministrat serbë të kabinetit Mustafa kanë siguruar dokumentacionet konfidenciale të kompanive, të cilat i kanë përcjellë në Beograd. Ndaj Gjuriqit nuk është lëshuar ndonjë vendim për ta shpallur person non-grata, anipse ai hapur po punon kundër zhvillimit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …