Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për sulmin e bandave serbe më 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Ai ka rrëfyer për telefonatën që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti në mëngjesin e 24 shtatorit dhe në vazhdimësi ka bërë vlerësime të situatës. Gjatë asaj dite ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Komandantin e FSK-së, Gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jasahri dhe ka treguar se njësite të FSK-së kanë qenë të gatshme për ndërhyrje nëse do të kërkohej. Ne kemi njësi në gatishmëri në thirrje, që janë njësi në baza ditorë që janë të gatshme. Në fakt kanë qenë të thirrura, janë të gatshme dhe kanë qenë të gatshme për t’iu përgjigjur situatës nëse kërkohej nga ne, Ai ka shtuar se nëse Policia s’do të arrinte të menaxhonte situatën, atëherë FSK-ja ka qenë e gatshme të zhvillojë operacione për mbrojtje të territorit dhe operacione të tjera, nëse do të kërkohej nga KFOR-i.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …