Të premten në Maqedoni pritet të vazhdojnë bisedimet për tejkalimin e krizës politike, ku në tryezë të bisedimeve do të jenë çështjet e hapura si pastrimi i listës zgjedhore, reforma në medie dhe qeveria teknike. Brukseli ka përsëritur thirrjet që krerët politikë në Maqedoni përmes bisedimeve të sigurojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme. Maja Kocijançiq, duke shprehur qëndrimin zyrtar të BE-së, ka thënë se ekziston një pajtueshmëri e plotë që të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos. Reduktimi i krizës politike në Maqedoni në ndryshime konjekturale po e margjinalizon krejtësisht çështjen shqiptare. Kësaj i ka kontribuar më së shumti qëndrimi absurd i partisë së Ali Ahmetit në koalicion me Gruevskin, duke i siguruar legjitimitet VMRO-DPMNE-së në kohën kur ajo po përballet me presionin e vendeve perëndimore. Se çështja shqiptare është devalvuar tregon më së miri Marrëveshja e Përzhinos, ku në asnjërën nga pikat nuk adresohen problemet që shqetësojnë shqiptarët.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …