Dje dhe pardje, Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, i ka vizituar ish-krerët e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, që po e vuajnë dënimin, në Hagë. Ai i ka vizituar edhe ish-kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Faton Klinaku ka deklaruar se të gjithë po qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive. Të gjithë janë mirë me shëndet dhe ju dërgojnë të fala, ka shkruar Faton Klinaku.

Faton Klinku: Nasim Haradinaj ti je i pamposhtur, të mposhtura janë institucionet e Kosovës

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se një vendim të njëjtë nuk ka për Nasim Haradinajn. Këtë refuzim Klinaku e ka konsideruar të padrejtë, teksa shtoi se nuk ka gjykatë që e mposhtë Haradinajn. “Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj. Të mposhturit janë të tjerë, sidomos ata të Institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Klinaku, edhe pse konfirmimin  zyrtar nuk e ka bërë ende Gjykata Speciale. “Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit  tha Michael Doyle. Për akuzat ndërhyrje në drejtësi, Gucati e Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, derisa në maj të vitit 2022 u shpallën fajtor, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg. E në fillim të këtij viti, Gjykata e Apelit ua uli këtë dënim për tre muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …