Alfred Moisiu: Në sulmin kundër policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, duket qartë se është e përfshirë Serbia

Sulmi në Banjskë të Zveçanit është dënuar edhe në konferencën liderëve të Ballkanit Perëndimor me temën “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”, e cila po mbahet në Shkup. Ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kritikuar qasjen e Serbisë karshi Kosovës. Ai ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet me i sigurt. Moisiu është shprehur i shqetësuar nga sulmet e fundit që ndodhën në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, në atë sulm duket qartë se është përfshirë Serbia. Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi…Më 24 shtator plasi sulm në rajonin e Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, kur Beogradi i cili të paktën formalisht është dukur se po kujdeset që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjedhën, paqësisht dhe drejtësisht, po mbante qëndrim shumë shqetësues. Ngjarja që na tronditi të gjithëve jo vetëm që nuk u dënua nga drejtuesit e Serbisë, por u shpall një dite zie për ata që u vranë, të cilët më të drejtë u quajtën terroristë. Është më se e nevojshme që për Vuçiq të bëhet e njohur se nuk mund vazhdojë të qëndrojë në dy karrige, historia ka treguar se kjo nuk ndihmon në zgjidhje e problemeve”, tha Moisiu.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …