Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar se nëse përfshihet grupi “Hezbullah” i Libanit në luftime në Izrael, atëherë mund të ketë zgjerim të luftës. Ai i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, sepse mandej mund të përfshihet edhe Hezbullahu dhe se lufta mandej mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme. “I di skenarët që i ka Hezbollahu. Çdo hap rezistence që do të marrë Hezbollahu do të shkaktojë tërmet të madh për entitetin zionist” ka theksuar ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian para gazetarëve në Bejrut. Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150 mijë raketa, përfshirë ato me saktësi të madhe dhe që kanë potencial ta godasin Izraelin në çdo pjesë të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …