Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri ka vlerësuar se është shqetësues fakti se dhjetëra pjesëtar të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion i rëndësishëm për ruajtje e rendit dhe sigurisë. Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka treguar rezultate mbresëlënëse në vazhdimësi dhe jo vetëm te rasti i fundit por megjithëkëtë, ata janë lënë pas dore dhe nuk iu janë plotësuar kushtet. Krye sindikalisti, Imer Zeqiri ka theksuar është për keq ardhje gjendja e mirëqenies së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, sepse mungojnë shumë gjëra. “Ndoshta gati për çdo ditë kemi nga një dorëheqje që është e tepërt dhe i vetmi parandalim i dorëheqjeve vullnetare është përmirësimi i mirëqenies se PK-së. Dorëheqjet janë bërë shqetësuese, zyrtarët policore janë të dëshmuar me përvojë dhe profesionalizëm. Prandaj po dëmtohemi, jo vetëm polici por po dëmtohet edhe vetë shteti” ka theksuar mes tjerash kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovë, Imer Zeqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …