Situata nga helmimi në Malishevë po shkon drejt normalizimit

Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi, gjatë pasdites së sotme ka filluar të shkoj drejt normalizimit, por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdoj nga ana e personelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente. Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi. Sipas tij, gjatë pasdites situata ka filluar të normalizohet. Po ashtu sipas të dhënave nga ana QKMF-së në Malishevë, deri më tani, 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …