Kryetari i Francës, Emanuel Macron, nuk përjashton fillimin e një lufte të madhe në Evropë

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Mediat franceze njoftojnë se s kryetari, Emanuael Macron do të mbërrijë në Shqipëri të hënën pasdite për të vijuar takimet bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas mediave, bëhet me dije se shkak është sulmi terrorist në Arras të Francës, ku mbeti i vrarë një mësues si dhe situata në Lindjen e Mesme. Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin me Bashkimin Evropian. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …