Makolli: Kemi dhënë maksimumin, këtë vit nuk ka pasur pritje

Për të marrë një policë kufitare, në një nga pikat kufitare të Kosovës, sivjet pothuajse nuk ka pasur pritje fare. Përgatitja para kohe, si dhe puna me orar të zgjatur e kanë dhëne efektin e vet. Koordinatori i pikave kufitare në Byronë Kosovare të Sigurimit, Liridon Makolli, gjatë një bashkëbisedimi për iSIGURIME tregon për angazhimin e tij dhe stafit të tij sidomos gjatë sezonës se verës. Makolli tregon se pjesa dërmuese e makinave që hyjnë në vendin tonë janë nga Gjermania dhe Zvicra, derisa ai veçon se deri në fund të muajit shtator një veturë nga Meksika dhe 18 nga Rusia janë pajisur me polica sigurimi.

Thuajse pa pritur fare, sivjet bashkatdhetarët janë pajisur me polica sigurimi nëpër pikat kufitare ku janë të vendosura kabinat e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS). Një parapërgatitje nga menaxhmenti, por edhe një angazhim i shtuar i stafit ka dhënë rezultate të dukshme, nëpër pikat kufitare pritje nuk ka pasur thuajse fare. Liridon Makolli, koordinatori i pikave kufitare në Byronë Kosovare të Sigurimit tregon se në kohë të caktuara sivjet ka pasur fluks të madh të bashkatdhetarëve tanë, që kanë ardhur për pushime në vendin tonë. Sipas tij, korriku dhe gushti janë dy muajt kur pjesa më e madhe e diasporës vjen në vendlindje për pushime. “Fluksi në kohë të caktuara ka qenë shumë i madh, por ne kemi bërë përgatitje paraprake në mënyrë që t’i eliminojmë pritjet dhe këtë e kemi arritur me shumë sukses. Sivjet punëtoret kanë punuar edhe me orar të stërzgjatur, por edhe ku ka pasur nevojë kemi shtuar numër të punëtorëve, në mënyre që bashkatdhetarët tanë të mos presin fare kur të hyjnë në Republikën e Kosovës”, tregoi ai. Më tutje Makolli tregoi se sikurse në vitet e kaluara edhe sivjet pjesa dërmuese e veturave që kanë ardhur në Kosovë e që janë të obliguar të pajisen me policë kufitare janë nga Gjermania, duke u pasuar nga Zvicrra, Austria, Maqedonia e Veriut, Italia, Sllovenia, Franca dhe Britania e Madhe. Sipas tij, në Kosovë kanë hyrë vetura nga më shumë se 80 shtete, por numri i tyre është i vogël. “Ta zëmë, sipas të dhënave që ne kemi, deri në fund të muajit shtator në Kosovë 1 veturë ka hyrë nga Meksika, nga Uruguai 1, nga Kazikistani po ashtu 1, nga Egjipti gjithashtu 1 veturë ka hyrë gjatë kësaj periudhë kohore, derisa nga Iraku, Katari, Qipro, Brazili, Libani kanë hyrë nga 2 vetura nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit shtator të këtij viti”, ka treguar më tutje koordinatori Makolli. Ai tregon se për dallim nga vitet paraprake kushtet e punës së punëtorëve nëpër pikat kufitare janë dukshëm më të mira, pasi që sipas tij menaxhmenti ka bërë investime të vazhdueshme në përmirësimin e kushteve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …