leoni

Shpresa Bajraktari Ruci: Udhëhqësi që bëri Epokë!

Nuk ka asnjë ngjarje dhe beteje heroike të Partisë e të popullit shqiptar, të kryer gjatë viteve te LANC-it, e në 50 vitet e epokës së revolucionit e të socializmit, që të mos jenë të lidhura me emrin e Enver Hoxhës, i cili, në krye të vendit, të Partisë e të popullit, ka qenë jo vetëm pjesëmarrës i drejtëperdrejtë në të gjitha kthesat e betejat e rëndesishme të historise së re të Shqiperisë;

Po edhe personaliteti me i shquar, qe ka drejtuar dhe ka çuar vendin e popullin shqiptar nga fitorja ne fitore.

Te figura e Enver Hoxhes populli dhe komunistet shohin te misheruara virtytet me te larta te kombit tone te lashte : mençurine e urtesine popullore, karakterin luftarak e fisnik te tij, traditat historike te shquara, shpirtin kryengrites e bujar, kalitur ne lufterat e gjata shekullore per liri e pavaresi, per drite e dije, per toke e buke.

  • Askush ne historine e vendit te shqiptareve nuk mund te matet e te krahasohet me Enver Hoxhen, per cfare Enveri ka bere e ka dhene per popullin e per kombin e tij.

Enver Hoxha eshte themeluesi, organizatori e udheheqesi i PKSH-se (PPSH), eshte udheheqesi, organizatori e strategu legjendar i LANC-it dhe i revolucionit popullor;

Eshte krijuesi e drejtuesi i pushtetit popullor te ri te tipit te diktatures se proletariatit,;

Eshte burrshteti me i shquar e arkitekti me i madh i ndertimit te socializmit;

Eshte themeluesi e Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura dhe Kryetari i Keshillit te Mbrojtjes te Republikes Popullore e Socialiste te Shqiperise,

Nje personalitet i madh i komunizmit nderkombetar e i luftes clirimtare te popujve te shtypur.

Eshte figura historike gjigande e kombit, qe tere jeten e tij ia kushtoi pa rezerva, popullit, atdheut, Partise, ceshtjes se komunizmit.

Sekretar i pare i KQ te PPSH-se, Kryeminister, Kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise, deputet i Kuvendit Popullor;

Enver Hoxha eshte dy here, Hero i Popullit dhe Hero i Punes Socialiste.

Per kontributet e meritat e vecanta te tij, Enver Hoxha eshte vleresuar e shpallur nga komunistet e vertete dhe proletariati boteror klasik i marksizem-leninizmit dhe eshte radhitur me dinjitet perkrah Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.

Sot masat popullore jane bindur se pa Enver Hoxhen nuk do te kishte pasur Parti te vertete Komuniste te Shqiperise (PPSH), nuk do te kishte fituar Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare mbi pushtuesit nazifashiste e bashkepunetoret e tyre vendes;

Nuk do te ishte vendosur pushteti i popullit e as nuk do te ishin mbrojtur liria e pavaresia e vendit;

Nuk do te ishin arritur aq shume fitore socialiste per gjithe masat popullin ne arsim e ne kulture, ne shendetsi, ne bujqesi e ne industri, ne jeten shoqerore e ne sigurine e jetes se njeriut, te rinise, ne emancipimin e gruas e te familjes shqiptare, ne zhdukjen e gjakmarrjes e te se vjetres feudale e borgjeze, ne afirmimin e se rese socialiste ne çdo fushe.

Pa Enver Hoxhen nuk do te kishte Kosove, as kjo Shqiperi qe eshte sot;

Nuk do te kishte qene ne kufinjte e sotem, se do ta kishin copetuar dhe gllaberuar superfuqite e kohes, te Lindjes e te Perendimit!

Po te ishte Enver Hoxha , Shqiperia nuk do te ishte permbysur ;

Dhe do te kishte qene po aq e fuqishme e me shume!

Shqiperia e Enver Hoxhes nuk ekziston me!

Se socializmi ne Shqiperi u tradhtua dhe u permbys me kunderrevolucion.

Vendi eshte kthyer ne nje vend borgjez i dores se fundit, ku borgjezia kombetare e ajo nderkombetare bejne eksperimentet me te ndyra dhe me makabre!

Reaksioni shqiptar ne pushtet ka 31 vjet qe nuk ka lene gje pa thene e pa bere kunder Enver Hoxhes dhe vepres se tij, duke perdorur, per ta çrrenjosur nga jeta e nga shpirti i popullit, mjete e metoda barbare, nazifashiste;

Po kolosi i kombit as eshte tundur, as nuk tundet!

Perkundrazi vlerat i jane shtuar dhe po i shtohen cdo dite dhe me i madheshtishem qendron sot.

Keto vlera kane qene te detyruar ti pohojne dhe vet nderkombetaret.

Gjithcka eshte shkaterruar ne themele : ekonomia, shteti, morali, familja, uniteti i popullit, liria e pavaresia e vendit, rendi, drejtesia!

Atdheu eshte shitur!

Gjithcka e kane ne dore mafja e droges, boset e krimit te organizuar e te korrupsionit! “Parajsen” e jeton nje grup i vogel njerezish te borgjezise kriminale, e shitur te te huajt dhe e pasuruar duke grabitur djersen e popullit.

Covidi po ben kerdine.

“Ferrin” e perjetojne masat e popullit te varfer ne fshat e ne qytet, qe nuk i llogarit askush!

Borgjezia, me shtetin e me organizmat e saj, me sherbetoret e saj servile e te perdorur keq, perseri bertasin se fajin per gjendjen e mjeruar te popullit edhe pas me shume se 3 dekadash e ka komunizmi;

Si dhe lufta per dekomunistizimin e Shqiperise eshte neglizhuar?!

Sulmet, para se gjithash, drejtohen kunder Enver Hoxhes dhe mesimeve e vepres se tij.

S’eshte ngopur akoma reaksioni me krimet qe ka bere kunder Enver Hoxhes,deri duke zhvarrosur eshtrat e legjendarit dhe heronjeve te tjere qe kontribuan per lirine dhe ndertimin e Atdheut tone Socialist.

Nisma dhe vendime fashiste per heqjen e simboleve te komunizmit dhe dekomunistizimin e vendit qe, ne thelb, ka per objektiv kryesor te saj denimin e Enver Hoxhes, rikthimin, edhe nje here tjeter, te çeshtjes se heqjes se dekoratave Komandantit te Pergjithshem te LANC-it e Udheheqesit te ndertimit socialist te vendit.

Çfare nuk po ndodh!

Vendimet per t’i thelluar masat fashiste kunder komunizmit, Enver Hoxhes e shokeve te tij, po, ne permbajtje, eshte i deshtuar, dekoratat, nderi, lavdia, kurre nuk mund te preken!

Kolosi i Kombit nuk tundet, se Enverit e shokeve te tij lavdine e dekoratat ia kane dhene veprat gjigande – Fitorja heroike e LANC-it mbi pushtuesit e huaj e bashkepunetoret e tyre vendes,;

Pushteti i popullit socialist, mbeshtetja e fama nderkombetare, jo pushteti borgjez.

Sot kollosi Enver Hoxha si figura poliedrike ndrit e bind me shume njerezit, edhe te lekundurit, se nuk ka fushe te aktivitetit politik, ideologjik e shoqeror te Partise e te shtetit, qe te mos jete shprehur mendimi i tij filozofik;

Forca organizuese, veprimtaria udheheqese;

Se rralle mund te jene bashkuar te nje njeri mendimtari marksist e udheheqesi revolucionar;

Komandanti ushtarak e burri i shtetit, diplomati e pubicisti, intelektuali erudit dhe edukatori i masave;

Oratori fjalezjarrte e miku i njerezve te thjeshte.

Enver Hoxha luftoi ne krye te partise e te popullit shqiptare ;

Punoi e krijoi tere jeten e tij, deri ne castin e fundit, per te miren e begatine e atdheut, per ceshtjen e madhe te socializmit.

Prandaj askush nuk mund te matet me figuren me madhore te kombit shqiptare Enver Hoxhen.

Ndaj vepra teorike dhe praktike eshte trashegimi e pacmueshem ,qe do te rrojne ne shekuj;

Ajo eshte teper e gjere dhe shenon nje kontribut me vlere te madhe ne mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin krijues te teorise se marksizem-leninizmit;

Sidomos per problemet themelore te revolucionit, te ndertimit te socializmit, te diktatures se proletariatit, te partise marksiste-leniniste e te rolit te saj vendimtar ne krejt etapen historike te socializmit;

Per mbrojtjen e pasteritise ne M-L ne lufte kunder revizionizmit moderrn me ne krye ate sovjetik.

Pra me krenari themi se Enver Hoxha beri Epoke.

I pelqen apo nuk i pelqen dikujt “Epoka e Enver Hoxhes” eshte Epoka me e ndritshme dhe me e lavdishme ne historine e kombit shqiptar!

Lavdi te perjeteshme jetes dhe vepres se pavdekshme te Kollosit Enver Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …