Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Jashar Guler, sot do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të presë në vizitë zyrtare ministrin turk Güler. Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin ballë për ballë. Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari. Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …