Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në hapje të samitit të Procesit të Berlinit që po në Tiranë, bëri apel për bashkëpunim të plotë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, me qëllim që ky rajon të kthehet sa më shpejt në zemër të Bashkimit Evropian. Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian ka nevojë për miqtë e saj në Ballkanin Perëndimor. Vetëm duke punuar së bashku, do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku meriton, në zemër të Bashkimit Evropian. Këto janë momente kyçe, momente të rëndësishme vendimmarrëse, mos i lini mundësitë t’ju shpëtojnë, kapeni momentin”, bëri apel Von der Leyen. Çfarë historish kemi parë në ekranet tona, çfarë mesazhi i fuqishëm është ky samit sot! Kjo është hera e dhjetë që ne takohemi, hera e parë që ndodh në rajon. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë të mundshëm. Prandaj le të punojmë së bashku që Ju të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …