Kryeministri Albin Kurti ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit në veriun e Kosovës në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Tiranë. Në sesionin e parë me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE. Pasi e falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për organizimin e këtij samiti, Kurti nisi të tregojë për kërcënimin e Serbisë me luftë ndaj Kosovës. “Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, tha Kurti. Kurti tha se “qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku”. Ai foli më tej për përgjegjësinë e liderëve “për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …