leoni

Akademia për zhvillim jep grantin në vlerë 10 mijë euro për bletarët shtimjan

Nga Komuna e Shtimes, kohë më parë kanë marrë pjesë në Akademinë Zhvillimore II, Bashkim Ahmeti, Safet Brahimi, Fatmir Rexhepi dhe Ardita Ndrecaj, të cilët kanë ndjekur pesë module për Mbështetje të Zhvillimit Ekonomik Rajonal. Në përfundim të këtij trajnimi, këta zyrtarë komunalë janë certifikuar dhe më pas në bashkëpunim me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Sabri Çerkini është përgatitur aplikimi në Riinvest për thirrje në grante përmes projektit: Mbështetja e Bletarëve me Shoqëri Bletësh me vlerë prej 10,000.00 €, të cilin edhe e ka përfitua komuna e Shtimes.

Ceremonia e shpërndarjes së granteve dhe certifikatave u organizua në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, më 16. 6. 2016, ku një fjalë rasti ka mbajtur Lumir Abdixhiku nga Instituti Riinvest, Christof Stook, kryesues i Operimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe kryetarët e komunave përfituese Shtime, Obiliq dhe Podujevë.

Qëllimi kryesor i projekti “Akademia Zhvillimore II” ishte konsolidimi dhe fuqizimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve qendrore dhe lokale për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik rajonal dhe të përgjithshëm të Kosovës, bëri të ditur drejtori për Zhvillim Ekonomik, Sabri Çerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …