Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Albin Kurti shprehet i tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel, por jo për masakrimin e mijëra palestinezëve, nga Izraeli

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel,  ku u vranë dy shtetas suedezë. Ai i tmerruar nga vrasja u shpreh ngushëllimet e përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, si dhe kryeministrit suedez, Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Aleksander Croo, ka shkruar Kurti, duke u përmendur edhe emrat viktimave, por asnjëherë deri tani nuk ka reaguar kundër vrasjes e masakrimit të mijëra palestinezëve nga ushtria izraelite, në mesin  e tyre shumë fëmijë, gra e pleq. Albin Kurti si qytetar i Kosovës mund të shfaqet indiferent për vrasjen e mijëra palestinezëve, por si kryeministër që përfaqëson 50 për qind të votuesve, ka për detyrë, që në emër të tyre të shpreh ngushëllime edhe për më shumë se dy mijë palestinezë, nëse beson  se janë qenie njerëzore, edhe pse si qenie të tilla nuk i trajton shteti  i Izraelit, të cilin Kurti deri para dy vitesh e quante cionist, e tani e ka mik për zemër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …