leoni

Josep Borrell e emëron Thomas Szunyog shef të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Tomas Szunyog: Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi lidhur me përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

Shefi  i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Sunyog, konsideron se  ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi dhe se të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren duhet të shmangen. Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedent dhe paraqet një përshkallëzim të madh, i cili bie ndesh me thirrjet e përsëritura të Bashkimit Evropian për deeskalim në veri të Kosovës. Pasojat e këtij sulmi terrorist ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin. Ne po ashtu shohim se sulmi sigurisht ka rritur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës. Shtendosja dhe stabilizimi i shpejtë i situatës së sigurisë tani është më shumë urgjente se kurrë. Në pamjen më të madhe, rruga përpara nuk ka ndryshuar, në fakt është bërë më e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …