Kryetarja Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj. Ajo ka thënë me këtë rast se sot e kam njoftuar zyrtarisht Këshillin Prokurorial të Kosovës në lidhje me vlerësimin e procedurave të ndjekura, në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit. Siç jeni në dijeni pas një periudhe të gjatë të kontestimit të këtij procesi në gjykatat e Kosovës, para pak ditësh edhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin lidhur me këtë rast. Duke e konsideruar procesin e kontestimit si të pas afatit. Është me rëndësi që të sqarohet qysh në fillim se asnjë gjykatë nuk i ka trajtuar ankesat nga aspekti përmbajtësor. Zonja kryetare, tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtarë. Zonja Vjosa, duke folur për ato që ajo i cilëson si kërcënime ka deklaruar me këtë rast se kushdo që dëshiron betejë politike me mua, betejë politike do të ketë edhe nga unë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …