Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se eksponentë të Qeverisë Kurti, aksionin e 24 shtatorit e kanë kalkuluar në votë. Mburrja e eksponentëve të qeverisë Kurti dhe deliri i tyre se pas 24 shtatorit janë rritur në përqindje, tregon se sa keq është Kosova e sa kalkulantë janë ata. Këta njerëz harrojnë që në një operacion të rendit dhe të ligjit është vrarë një hero dhe Kosova është shndërruar në problem të sigurisë dhe ata mburren pa turp se si qenkan rritur në përqindje. Kjo jo qasje mburravecë e qeverisë Kurti, është kah i shkakton dëme Kosovës. Këta njerëz harrojnë që para shumë vitesh Kosova është ndier e sigurt dhe nisur nga ky fakt Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar patën tërhequr trupat e tyre në kuadër të KFOR-it, tash janë detyruar të rikthehen. Këta njerëz nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece dhe me të panjohurat që pasojnë kur çështja e sigurisë së brendshme, kthehet në çështje të sigurisë ndërkombëtare, ka thënë mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.