leoni

Gjatë takimit me kryetarin e Francës, Macron, Edi Rama tha se Shqipëria do të mbështesë një proces europianizimi me vepra

Edi Rama shprehu besimin se kryetari i Francës, Emmanuel Macron, do të udhëheqë një proces riangazhimi të Bashkimit Europian

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama shprehu  besimin se  kryetari i Francës Emmanuel Macron do të udhëheqë një proces riangazhimi të Bashkimit Europian në funksion të ribashkimit të Evropës, për të ndërtuar dy binarë të një treni ku nga njëra anë çdo vend do të bëjë detyrat e shtëpisë, ndërkohë që BE do të vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar së brendshmi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili po zhvillon vizitën e parë në vendin tonë, Rama tha se pas një pritjeje të paktën shekullore në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit francez. “Në protokollin diplomatik fjala ‘i lumtur’ përdoret shpesh. E vërteta është që sa herë unë gjendem në një situatë si kjo, kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalimet e mia dhe them ‘i kënaqur’. Ndërkohë që sot dëshiroj ta them me plot gojën që jam shumë i lumtur që jam në krah të Presidentit të Republikës së Francës jo në Paris, jo në Bruksel, jo në një tjetër kryeqytet të Evropës, por në Tiranë”, tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …