Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se shkalla përfundimtare për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës nuk mund ta rrëzojë mos dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga ana e kryetares, Vjosa Osmani. Kjo mund të ketë pasoja serioze për shefen e shtetit pasi sipas tij, ajo “me mosveprim e ka shkelur Kushtetutën duke e mbajtur “në sirtar” dosjen e Këshillit Prokurorial me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror. Vjosa Osmani ka të drejtë kur thotë se Këshilli Prokurorial s’mund t’i dërgojë propozim tjetër për Kryeprokuror, ndërsa tha se procedura e përzgjedhjes së Isufajt ka qenë “pa integritet dhe krejtësisht e manipuluar” ndërsa kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale e konsideroi “të padenjë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit”. Gjykata Kushtetuese së fundmi mori vendim për ankesën e kandidatit Shqipdon Fazliu, i cili kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta. Kushtetuesja konstatoi se gjykatat tjera kishin vepruar drejt që kishin refuzuar padinë e tij si të pas afatit, ndërsa kërkesa e tij u trajtua jo në bazë të ligjshmërisë së procesit, por ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave paraprake. Sikur të ishim anëtar të Gjykatës së Strasburgut, ju siguroj që ky kandidat i viktimizuar kësisoj do të fitonte me dinjitet rastin e tij, thotë Enver Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …