leoni

Në Gjykatën Speciale po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Në Gjykatën Speciale të Hagës, po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor kundër  ish krerëve të UÇK-së. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me dëshminë e dëshmitarit të 29-të. Të martën e ka përfunduar dëshminë në seancë të mbyllur dëshmitari i 30-të, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ky dëshmitar është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para se të përfundojë seancën gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka thënë se sot do të vazhdojnë me dëshminë e dëshmitarit të 29-të. Ai në seancën e 10 tetorit ishte ftuar nga trupi gjykues që të japë dëshminë e tij, e cila edhe ishte ndërprerë disa herë, pasi që ai kishte kërkuar pushim me arsyetimin se nuk ndjehej mirë. Po ashtu, me kërkesën e tij, iu caktua edhe një avokat mbështetës. Edhe pse seanca vazhdoi më 11 tetor, avokati i tij kishte deklaruar se dëshmitari ishte i gatshëm të dëshmonte por ishte  shprehur i gatshëm të shkonte, në burg. Ai kishte kërkuar një muaj kohë në këtë proces, mirëpo ishte refuzuar  nga kryetari i trupit gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …