Komuna e Vitisë pranon 50 drunjë dekorativ nga FINCA

Në kuadër të aksionit për mbjelljen e pemëve dhe drunjëve dekorativ që është duke zhvilluar nga Institucioni Mikrofinanciarë FINCA, sot në komunën e Vitisë ka filluar mbjellja e 50 pemëve dhe drunjëve dekorativ, përskaj rrugës “Tirana”. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka falënderuar FINCA-n për këtë donacion, që ka për qëllim ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi të pastër edhe për brezat e ardhshëm. Përndryshe në këtë aksion, janë të përfshira 15 komuna të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …