Albin Kurti e Vjosa Osmani kishin garantuar se Blerim Isufaj nuk do të bëhej Kryeprokuror, pasi dha urdhër arrest për krye-shefin e KEK-ut

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj  ka shumë kohë që ka qenë në qendër të sulmeve nga kryeministri Albin Kurti dhe nga deputetët e partisë në pushtet pas arrestimit të krye-shefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi në prill të këtij viti, me urdhër të kësaj prokurorie. Kurti vazhdimisht i ka etiketuar prokurorët si kundërshtarë, duke shprehur indinjatën e tij me arrestimin e krye-shefit të KEK-ut. Pati thënë se Isufaj nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror. Prokurorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, duan me çdo kusht, në çfarëdo rrethane, me patjetër të bëhen kryeprokuror. Por nuk do të munden.  Ai i quante prokurorët “njerëz të cilët ende nuk janë pajtuar me rezultatin e 14 shkurtit 2021”. Ndërkohë, Vjosa Osmani, që në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte thënë se e kishte njoftuar KPK-në që të mos presë dekretim nga ajo për Blerim Isufajn.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …