leoni

Diskutohet gjerë e gjatë rreth planeve të veprimit të grupit të grave të Kuvendit të Komunës

Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovës, është mbajtur një takim ku kishte për qëllim “Mbështetjen e grupeve lokale të grave të Ferizajt, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit rreth hartimit të planeve të veprimit”. Në hapjen zyrtare të këtij takimi Sadete Ternave-Osmani, është shprehur se planet e veprimit kanë rëndësi shumë të madhe për funksionimin sa më të mirë grupeve të grave në këto komuna. Sipas saj kjo ngjarje  synon të mbështesë grupet lokale të grave të këtyre komunave në hartimin e strategjive dhe planeve të veprimit, për t’ua mundësuar atyre që në mënyrë efektive të avancojnë barazinë gjinore dhe integrimin gjinor në politikat dhe proceset vendimmarrëse lokale. Në këtë takim Mimoza Sojeva-Pajaziti-kryetare e grupit të grave në Ferizaj,  ka falënderuar OSEB-në për mbështetjen e vazhdueshme që po bën për grupet e grave. Të pranishmeve me fjalë rasti ju janë drejtuar edhe Ardita Rrahmani- kryetare e grupit të grave nga Kaçaniku si dhe Sara Berisha-kryetare e grupit të grave në Han të Elezit. Gjatë këtij takimi është bërë edhe prezantimi i shkurtër rreth hartimit të planeve të punës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …