Rufki Suma: Me Akademi përkujtimore nderohet ish veterani i UÇK-së Habit Loku-Daja

Me Akademi përkujtimore nderohet ish veterani i UÇK-së Habit Loku-Daja.
Me datë 17.10.2023 në Teatrin shqiptar të Shkupit u mbajt një Akademi Perkujtimore me rastin e 10 vjetorit te ndarjes nga jeta e veteranit të dy luftrave çlirimtare Habit Loku i njohur me noftën Daja.
Habit Loku-Daja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës i Brigades 164 “Gafurr Loku” ne Han të Elezit i caktuar me detyrë Shef i Logjistikës për Maqedoni.
Habit Loku-Daja ishte edhe pjesmarrës aktiv i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Akademia përkujtimore filloi me shfaqjen e një dokumentari që i kushtohej aktivitetit luftarak të Habit Loku-Daja ne dy luftrat Çlirimtare, si në Kosovë ashtu edhe ne Maqedoni.
Më pastaj për punën dhe aktivitetin e Habit Lokut-Daja folën: ish Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, Nazim Bushi-ish komandant i Brigadës 114, Rafis Aliti-ish komandant i Brigades 115, Rufki Suma-ish komandant i Brigades 164 “Gafurr Loku” në Han të Elezit dhe ish eprori i UÇK-së Dan Lima.
Për kontributin e tij në dy luftrat Çlirimtare, Habit Loku-Daja nderohet me “Mirënjohje” (post mortum) nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Brigada 164 “Gafurr Loku” në Han të Elezit dhe nga Brigadat 114 dhe 115 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së Habit Loku-Daja.
Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.
Nderë e rrespekt për Invalidët dhe Veteranët e gjitha luftrave çlirimtare shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …