Mentor Nazarko: Franca e ka fuqinë dhe për të liberalizuar dhe për të bllokuar vizat

Analisti  i njohur, Mentor Nazarko, gjatë bisedës për Kosovën zbuloi një detaj nga samiti i Procesit të Berlinit, që u mbajt të hënën, në Tiranë. Analisti foli për një takim të Albin Kurtit me këshilltarin e Macron një ditë mbajtjes së samitit. I tha se  Albin Kurti ka qëndruar në Tiranë dhe është takuar me një këshilltar të kryetarit Macron. Ka ikur të nesërmen. Fakti që ky takim nuk është bërë publik as në Kosovë as nga francezët, tregon se ka qenë një takim serioz. Scholz e takoi dhe e theu pak embargo që ndaj udhëheqësve të Kosovës nuk do të kishte takime të nivelit të lartë, por Macron e ka takuar nëpërmjet këshilltarit.  Ndërkohë që merrej me bizneset në Shqipëri, mund ta kishte gjetur kohën. Çështjen e vizave nëse ju kujtohet në samitin në vitin 2017, Macron e ka përdorur kur tha hiqe taksën që të jap vizat. Pra Franca e ka fuqinë dhe për të liberalizuar dhe bllokuar, ka saktësuar Mentor Nazarko.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …