Kryetarja e koalicionit qeveritar, Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar, Blerim Isufajn, për kryeprokuror të shtetit. Ajo gjatë kohës së shqyrtimit të ankesave në gjykata, thotë ka marrë mesazhe dhe është kërcënuar. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar këtë deklaratë tha se zonjës Osmanit duhet t’ia lidhin duart sa më shpejt, në qoftë se ka bërë shkelje. Por, në qoftë se Vjosa Osmani e di kush i ka thënë ashtu, duhet ta denoncojë menjëherë dhe pastaj të lidhen ata. Nëse ka aktakuzë kundër Vjosa Osmanit diku që ka shkelur ligjin e kushtetutën, ose ka bërë vepër për të shkuar në burg, atëherë pse duhet ta ruajnë. Nëse nuk ka, e inkurajoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, që me urgjencë ata që kanë kërcënuar presidenten, duhet t’i arrestojnë”, nënvizoi Xhavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …