Koalicioni në pushtet, në Kosovë nuk është i natyrshëm. Çdo ministri e ka fotelen numër një të minuar. Kryetari, pas nënshkrimit të Asociacionit, me 23 shkelje të Kushtetutës, duhet të ndihet se po i “numëron orët” në fron. Kjo pasiguri, e bënë tërë qeverinë jofunksionale dhe jo transparente. As ai që nënshkroi për Demarkacionin nuk ishte transparent. Kjo mbyllje pushtetare krijon mundësi të paparë të pasigurisë dhe mosbesimit në popull, krijon pamundësisë që të respektohet Kushtetuta dhe të zbatohen ligjet. Këtë qeveri koalicioni e bënë të pasigurt edhe prania dhe ngulfatja që i bënë sidomos EULEX-i në lëminë e drejtësisë. Dhe, për të treguar kulmin e gabimeve, ministri i drejtësisë që ka shënuar rekorde të paraburgime dhe burgime pa mbulesë, por vetëm për t` i kënaqur apetitet e EULEX-it, tani shpërblehet, bëhet edhe zëvendës kryeministër.
Sot në skenën politike botërore janë në veprim dy lloj partish. Lloji i parë drejtohet me moton ideologjike, çdo gjë për shtetin dhe gjithçka për popull. Në esencë kjo parullë është vetëm një ndër pushimoret e burokratëve “demokratë”, që kanë lulëzuar pas shembjes së komunizmit si kërpudhat japoneze. Lloji i dytë, ka dalë në “qarkullim”, në fillim të shekullit dhe drejtohet me moton: çdo gjë për identitet kombëtar, çdo gjë për progres dhe bashkim. Ky orientim politik po cilësohet si rreshtim i ekstremit të djathtë. Madje në shumë analiza po quhet edhe parafashizëm, sepse ekzistojnë legalisht partitë fashiste, por edhe komuniste-totalitare. Por edhe njeri edhe lloji tjetër asgjë nuk kanë sjellë të re në histori, por vetëm përçarje dhe intriga, të llojit të ri me melodi të vjetra nga arsenali i kohës së Luftës së ftoftë. Ja për kaq janë sot partitë moderne, ja për kaq janë sot partitë e majta dhe të djathta patriotike dhe internacionaliste. Dhe, nuk ka ma proletariat, nuk ka ma shans për rilindje të komunizmit, por ka padrejtësi dhe hipokrizi për eksport nga Evropa, por as Afrika e as Azia nuk po importojnë, por po eksportojnë kriza dhe bizari politike. Sot, kriza më e madhe botërore është fokusuar në Lindje të Afërt dhe me çdo çmim është kah punohet, për ta kompromituar botën e civilizuar, e cila assesi nuk po e kupton sasinë e hipokrizisë dhe masonerisë që po ia futë zjarrin nën rrogoz. I thash këto fakte, sepse po i përngjan fatit dhe pozitës së shqiptarëve gjatë gjithë shekujve XIX dhe XX, krejt me qëllim për të mbetur më të izoluarit dhe më të nëpërkëmbërit në Evropë, jo edhe pa fajin tonë.
Kosova është shndërruar në gjykatore
Populli shqiptar në Republikën e Kosovës është lodhë nga padrejtësitë që po i bëhen në vazhdimësi jo pse nuk kupton asgjë në politikë, por pse drejtuesit politik sot janë shndërruar në poltronë të disa çarqeve, të cilat na kanë sjellë në pikën kritike të durimit. Dikush do të më akuzojë pse po reagoj kinse jam bërë njëfarë reaguesi kujdestar. Lidhur me këtë historia jonë e dhimbshme njeh tradhtinë e Esat Pashës më 1914 në Nish me Nikolla Pashiqin; njeh tradhtinë e Ahmet Zogollit lidhur me kthimin në fronin shqiptar në dhjetor 1924, kur kohë më vonë(1926) ia dhuroi Shën Naumin dhe Taraboshin- Kralevinës Jugosllave; njeh tradhtinë e Shefqet Verlacit kur shkoi në Romë më 1939 dhe ia dhuroi Kurorën mbretërore Viktor Emanuelllit, plus e shpalli: “ Qyetar nderi të viseve shqiptare”, ndërsa Benito Musolinin e shpalli “ qytetar nderi të Tiranës”, plus gjeneralit italian Kavalero, i cili nga toka shqiptare e sulmoi Greqinë fqinje, duke deklaruar madje në kuvendin marionetë :“ se me atë vend që është në luftë Italia, me atë është edhe Shqipëria”. Ja ku të shpje drejtuesi politik injorantë dhe infektiv. Madje, Shefqet Veralci si shpërblim Kavaleros ia dhuroi 1000 hektarë tokë në krahinën e Fierit. Ky Kavalero së bashku me Shefqet Veralcin ia siguroi Shqipërisë gjendjen e luftës me Greqinë qe 75 vjet. Tragjikë dhe realitet. E vërtetë është se Rexhep Mitrovica më 1943 e hoqi gjendjen e luftës me Greqinë (shilo : Fletoren Zyrtare nr. 91-93, 1943), por Greku as sot (2016), nuk do të tërhiqet, sepse me këtë “argument”, e amortizon gjenocidin ndaj çamëve. Kaq është i vlefshëm pazari i Verlacit dhe “verlacëve” të Kosovës në vijim. Po, edhe Sali Berisha nuk mbeti prapa Shefqet Verlacit, duke bërë pazare me ujërat strategjike shqiptare. Edhe “presidenti historik” i Kosovës ka bërë disa pazare , të cilat kur të botohen do të turpërohet kombi, por do të vuajë. Çka është nënshkruar më 15 maj 1998, në Beograd duhet të publikohet. Unë ato dokumente nuk do t` botojë, le t` i botojnë të tjerët. Dhe, këta të gjithë pushtetshmit sot (2016), këta që e kanë sjellë popullin buzë shkopit lypësisë, a mendojnë se gjithëmonë nuk do të mbesin në pushtet, por dëmet mbesin?. Ka edhe veprime “patriotike” të tjera të tyre. Por mbi të gjitha , këta dhe vetëm këta kanë inicuar për mos me u nxënë pick në politikën e tyre dështake dhe, e kanë shtruar çështjen e demarkacionit (që duhet nënshkruhet sipas tyre sepse i kanë numrat) duke e ndërlidhur me liberalizim të vizave për Kosovën.
Dhe , kishte deri me tash ndonjë shtet që i është shtruar një kusht i tillë?. JO. Këta janë fare të shkolluar për politikë meskine si po vërtetojnë në dëm të kombit vet, krejtë me qëllim për ta ruajtur kolltukun. Shikoni rrogat e tyre, veturat luksoze që nuk i ka as qeveria gjermane; shikoni numrin e ministrive dhe burokratëve që nuk është e tillë as në Kinën komuniste. Si është e mundur që një intelektual nuk ka aftësi ta drejtojë universitetin, ndërsa kohë më vonë vjen e bëhet ministër i arsimit!!. Si është e munduar që kryetari i qeverisë i humbë zgjedhjet në komunë dhe bëhet kryeministër në shtet. Si është e mundur që një ministër në vendlindjen e tij i foton 4 vota, dhe pastaj bëhet “beseler” ministër, për çdo ditë e ke në mjetet e informimit.
Ky për kolltuk të llomitë dru, sepse suksesi i tij më i madh është ndërtimi i një burgu në Dyz të Llapit. Ndoshta, këta të demarkacionit dhe asociacionit, do të thonë se: “Nuk kemi pasur informata”!. Sigurisht i kanë harruar informatat në veturat luksoze, të cilat i ndërrojnë çdo tre muaj. Si është e mundur që një qeveritar (krye qeveritar) të marrë pesë rroga mujore, ndërsa intelektualët kulminant pensionistë me grada të magjistrave, doktorëve, docentëve, profesorëve inordinarë dhe ordinarë, nuk u llogaritet mundi dhe puna sikur të ishin rrugaçë. Ja kush na trajton, ja kush ka siguruar rroga e benefite patrish nga “Akademia e mëhallës” e deri te foshnjoret politike republikane dhe komunale. Shkurt pushteti në Kosovë ka elemente të privatizimit, sepse ky shtet është shndërruar në një gjykatore. Shikoni vetëm eksperimentin e maturës, vet i kanë toleruar nxënësit të kopjojnë, pastaj e thërrasin policinë t` i hulumtojë kopjuesit. Po ku mund të hyjë në procesin arsimor policia!
Atëherë, pse i kanë pranuar këta pushtetar pozitat të qeverisin (blefojnë qeverisje) si kukulla, këta që më shumë rrinë në Bruksel dhe meditojnë me sy mbyllur cili lëshim do të jetë në radhë, në mënyrë që Baroneshës Eshton dikur, dhe Sekretares F. Mogerini tani, vetëm i salutojnë, sikur dikur Kukut disa “politikucë” me tesha të zeza në Rambuje 1999. Shkuan atje, thue se po vendosin diçka ndërsa krijuan plagë, të cilat edhe një qind vjet do të kullojnë padrejtësi, pasiguri dhe mjerim ekonomik. Por, le të dihet, shtetin e Kosovës e ka krijuar gjaku i derdhur lum i bijve dhe bijave më të devotshëm të këtij populli , dhe tradhtia nuk do të kalon. Ju them hapur, mjaftë ma !
Dhe tash më 2015/16, Hashim Thaçi, nuk ia dhuron Malit Zi 1000 hektarë prona të rugovasëve-shqiptarëve që i kanë jetuar ato troje qe 3500 vjetë, si Shefqet Verlaci Kavaleros, por shtatë herë më shumë . Ky i dhuron Gjukanoviqit duke zabtuar Planin sekret: “ Solana -Jugosllavi Federale” më 14 mars 2002, nja 8000 hektarë. Ja modestia e qevritarëve tanë, ja modestia e Isa Mustafës , i cili për hatër të Mogerinit e shkelë 23 herë Kushtetutën e Ahtisarit, dhe del e kërcënohet : “ Kjo punë është e kryer”, (21 VI 2016), ndërsa vartësi i tij krekoset : “ I kemi numrat për ta ratifikuar demarkacionin”, thua se është pronë e tij. JO, JO, nuk ju kalon falli o politikanë të mjerë. Mblidhni mend. Numëroni dështimet se u është humbur rruga në oborr, nga megalomania dhe mendimi politik bifurkacional. Kurrë nuk kam besuar se do të sillet kështu ndaj popullit Hashim Thaçi. Eu Adem DEMAÇI vizionar, po ku je more burrë, pse fole ashtu hapur dhe nuk të besoi ky popull , të cilin e nxore nga balta.
Dhjetë vjet kontest gjyqësor 1927-1937
E kam përcjellë në Arkivin e ish Jugosllavisë një kontest gjyqësor, në mes kolonistit sllav dhe shqiptarit vendës, krahëthatë. Çdo nëntor, nga viti 1927-1937, të- “drejtën në livadhin dy hektarësh e fiton shqiptari”, për të kositur borë dimrit!. Çdo muaj prill 1927-1937, kolonisti e fiton gjyqin dhe gjatë: pranverë-verë-vjeshtë, frytin e merr kolonisti. Ky lloj kolonializmi po synohet të instalohet sërish në Kosovë përmes makivaleizmit të popave serb, përmes gjyqeve të EULEX-it dhe gjyqeve tona plotë injorancë dhe neokomunizëm eklatant. Qëndro shqiptar me samar në kurriz të plagosur, nga nderkombëtarët, nga pushtetarët dhe neokolonistët që bëjnë sefa në Serbi dhe tokat e grabitura 1912-1999, i shesin nga pesë herë, dhe prapë mbesin në lojë, sepse katastri dhe “reshenjet” i kanë ruajtur. Këta nëse nuk ke tru, të blejnë në pranverë, të mjelin verës, të presin në vjeshtë dhe të hanë dimirit. Ndrësa, tapitë tona janë grabitë, ose janë shpallë si dokumente të pavlerë. E vërteta, asnjë marrëveshje lidhur me dominiumin dhe imperiumin në mes Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Serbisë, Mbretërisë së Malit të Zi, nuk është lidhë kurrë. Pra tapitë pesëshekullore kanë mbetur në fuqi edhe sot.
Ç` është e vërteta, Serbia po lanson projekte të “imta”, me qëllim që ta amortizojë pavarësinë e Kosovës. Më 15 qershor 2016 duhej të hapej ura mbi Ibër. Por , pushteti serb disa ditë para këtij afati lansoi projektin e kolonizimit të “Luginës së Diellit” në Mitrovicë, duke shkaktuar panik në qeverinë e Kosovës. Dhe qëllimi psikologjik serb u arrit. Kolonia do të ndërtohet, sepse edhe Kina komuniste do t` i investojë afro 3 milion evro, për rikolonizimim të Kosovës, duke zbatuar “Programi jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987-1988. Kështu, politika kosovare e harroi lirimin eurës, dhe filloi të merret me reagime politikaneske, se ndërtimi i kolonisë nuk do të lejohet?!. Tjetër çështje është se ata kolonistë pas dhjetë vjetësh, ato shtëpi do t` i shesin , apo do të i shprazin vet, sepse nuk do ta mbesin të kënaqur si mentalitet popullor që janë mësuar të përfitojnë nga shqiptarët e pambrojtur qe dy shekuj. Kosova ende dergjet nga Rezoluta 1244, të Këshillit të Sigurimit. Në bazë të kësaj rezolute çdo tre muaj Serbia dhe Rusia, kanë krijuar teren të lëshojnë akuza nder më primitivët në OKB dhe shumicën prej tyre bota e painformuar i pranon si të sakta, si informata të “interesit”, si thuhet në diplomacinë indiskrete dhe me dorëza të “bardha”.
Lexues të nderuar më 14 mars 2002 Havier Solana me përfaqsuesit serbo-malazez kanë arritur Marrëveshje për kufijtë e “Jugosllavisë federale”. Aty kufijtë strategjik i kanë diktuar oficerët serbo-malazezë. Kohë më vonë është botuar një libër dhe ai qarkullon nepër Kosovë. Aty është vizatuar çdo ndrydhje e kufijve të Kosovës, të cilët ende nuk janë bërë aq katasrofikë sa synohet. Kjo ka ndodhë, sepse pala shqiptare nuk është “konsideruar palë në kontest”. Dhe tash dëmet që synohet t` i bëhen Kosovës do të janë të tipit domino. Kështu synon Serbia ta kthejë Kosovën nën sovranitetin e saj sepse këtë “sovranitet” e ka të vizatuar në Kushtetutë. Për këtë, në BE askush nuk diskuton, as përfaqësuesit tanë molisur e të paditur. Kosova do të paguaj haraq. Këtë e kam për detyrë ta them publikisht.
Trevat në veri të Ibrit kanë mbetur oaza më fitimprurëse e mafisë serbe por edhe të disa shqiptarëve profiterë të krizave. Aty është koncentruar pjesa kryesore e kriminelëve; aty janë të sigurt se nuk do t` i gjen asgjë për gjenocidin dhe dhunimet që i kanë bërë popullit shqiptar në Kosovë. Janë të sigurt sepse në Kumanovë (1999) , është vendosur që ajo pjesë të mbetet tampon zonë, “as e jona e as e OKB-ës”, por e mafisë, për t` i shpërlarë paratë dhe hajnitë mafiozët që arrijnë aty dhe nuk i japin askujtë llogari për asnjë krim. Shikoni sa herë është thënë se do të lirohet ura mbi Ibër; shikoni sa herë është thënë se do të lëshohet numri i telefonisë; shikoni sa herë është thënë se Serbia do të i kthejë hartat kadastrale të pronave., do ta kthej dokumentacionin e vjedhur etj. Dhe nuk i kthen derisa t` i shesin edhe ka pesë herë “pronarët” serb, të kohës kolonizimit dhe të fashizmit serb 1918-1999.
Shumë rrena i ka ngritur Serbia zyrtare kundër popullit shqiptar. dhe në përhapjen e atyre rrenave të pista i ka ndihmuar një pjesë jo e vogël e diplomacisë evropiane. Dokumentet tani janë në shesh. Dhe ato po tregojnë se vetëm falë SHBA-ve jemi këtu sot.
Havier Solana bëri pazare me Serbinë dhe Malin e Zi, për çështjen e Kosovës më 14 mars 2002. Atëbotë pata reaguar ndaj atij pazari dhe tekstualisht po shprehem se përfaqësuesit e UNMIK-ut më patën ardhur në kabinet dhe filloi të kërcënohet: “ Ju nuk e përfaqsoni askend, nuk mund të përziheni në punët tona. Ne duam ta bëjmë pajtimin në mes serbëve dhe shqiptarëve. Ai pajtim do të jetë shumë i dhembshëm për Juve. Por pajtimi do të ndodhë”. Unë i thashë: nëse pala serbe nuk dëshiron të pajtohet, a do të duhet ne t` i kërkojmë Millosheviqit falje publike, për gjenocidin që e ka shkkatuar ndaj kombit tim.? A do të duhet që ne shqiptarët ta falënderojmë Koshtunicën që e ka vizatuar Kosovën në preambullë të Kushtetutës serbe?”.UNMIK-asi më tha; “Dëshironi t` u mbetet koka në qafë, apo jeni mërzitë nga jeta”. Unë vazhdova: “Kë e përfaqësoni ju dhe për kë punoni, po edhe çfarë shteti përfaqësoni?”. E kuptova me vonë, prej të tjerëve se Ai ishte një italian, shumë i devotshëm, i afërt me Papën, por anëtar i Partisë Socialiste.
Ja ku jemi, ja çfarë matrapazësh na “ndihmojnë”, ja çfarë bizarie ushtrojnë disa ndërkombëtarë, në këtë tokë të Kosovës, që nga 17 shkurti 2008, quhet Republika e Kosovës, por me Kushtetutë të Ahtisarit, sipas së cilës kolonizmimi i Kosovës me kolonistë sllavë do të ndodhë, “për ta fituar Bakllkani paqën”.
Mësonie mirë shprehjen mizantrope të Eduard Greit, cili më më 1913 kishte thënë” “ E sakrifikum Shqipërinë- kombin shqiptar, por e siguruam paqen në Ballkan”. Dhe çfarë paqe u sigurua? Ndodhi krematoriumi më i egër në histori, ndodhi Lufta e Parë Botërore me fajin e kriminelëve serbë edhe atëherë 1914-1918.
Dhe duhet të dihet se tre muaj pas pazarit më 14 mars 2002, (Marrëveshja H. Solana me shtetin inekzistent Serbi –Mali i Zi) harta për këtë kufi të ri është përpiluar nga oficerët e Milosheviqit, të cilët i kanë përgatitur pozicionet strategjike për ta sulmuar një ditë Kosovën. E prej pikës së Çakorit, prej Kullës Zhlebit, prej Debelldesë, prej majes Vasilefcit dhe Perpellacit, është shumë lehtë të granatohet jo Peja por i tërë Dukagjini, i tërë rrafshi i Kosovës.
E pra, ku jeni pushtetarë të Kosovës, ku i keni institucione, akademitë, të cilave që rrogat ua keni trashë deri 1300, madje në 3000 evro pa punuar asgjë, jeni graduar dhe keni bërë “pasuri” të turpshme dhe kërcënoheni me cinizimë dhe hipokirizi : “ Po mirë ka shkurar ai llapjani, Unë jam shqiptar i Shqipërisë etnike, por ai paraqet individin dhe jo Akademinë, për çështje të demrkacionit”!. Ja popull i nderuar , se sa makivaleistë, sa cinikë dhe finokë janë pushtetarët tanë nga kryetari e deri te shoferi, nga akadmia e deri në foshnjore, si drejtues me rroga dhe mëditje në të njëjtën kohë. Shikoni se çka ndodhë me UÇK-ën, nuk mbeti asnjë drejtues i saj pa u burgosur. Në Hagë janë dërguar 63 dosje kundër saj. Ato dosje janë sajuar nga ush UDB-ashët ose fëmijët e tyre, që sot kanë krijuar pasuri përrallore për kushte të Kosovës. Emrat i kanë në materialet përcjellëse.
Dhe ky soj i prishur nuk ndalet me kaq, por kërcënohet se: “I kemi numrat për demarkacionin, kjo është punë e kryer, asgjë nuk humbim, asociacioni do të kryhet me kohë!”, e cinizma tjerë prej mediokrish. Shkurt, ky soj politikanësh, me fytyra triviualo-tridimenzionale, pa konfiguracion atavist, duhet ta dinë se ka ZOT, se ky popull një ditë do të ngrihet dhe do t` ua tregon vendin. Shikoni si vidhet (plagiatura) pa asnjë frigë PASURIA intelektuale. Merr si bahqe të babës, dhe plus i promovojnë ato “vepra” me pedigre duke lavdëruar trusti klanor njeri tjetrin.
Çka ndodhi me kufirin Kosovë Mali i Zi
Kufiri me Malin e Zi është në pikën strategjike të Çakorit drejtë Kullës Zhlebit, Për këtë ka dokumente të cilat nuk mund të vizatohen e as të falsifikohen sepse posedohen, nga ata që kanë folë drejtë qe 50 vjet. Intrigave dhe rrenave që vijnë si të deponuara nga injorantët e pushtetit një ditë do të dalin në fushë si vullkani , qoftë edhe pa mua , por ta dini se ajo ditë e shpërthimit me të gjitha këto padrejtësi që i bëheni këtij populli do të ju kthehet bumerang, dhe ju do të kalbëni në Dyz apo në Dubravë. Ani mirë se po flitet se ato burgje janë me standarde të larta jetese, dhe, mirë do ta keni aty. I vetmi mekat është se i keni ndërtuar dhe modernizuar për veti, sepse keni grabitë djersën e popullit. Shikoni skamjen dhe mjerimin e popullit. Dilni e shiqoni se si shiten punëtorët e krahut në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren e në shtëpitë e juaja vlon lluksi dhe dyzeni!. Ndërsa 80% e popullit jeton në varfëri. Dhe kemi luftuar ne që një kastë prej 7-10% e popullit të jeton në nivel lordësh, apo të ketë mundësi edhe i varfri të gjejë punë dhe i urituri të ngihet bukë lirshëm. Ju po e shkelni gjakun e dëshmorëve. A ka krim ma të rëndë!
Do të pajtohemi por kurrë nuk falim gjakun as krimet
Tokat e shqiptarëve u dhurohet popave të Deçanit, që i përgëzuan kriminelët serbo-malazezë më 1998/99 që kishin bërë krime makabër ndaj grave dhe civilëve në tërë Dukagjinin. Faktet dihen, për ato fakte disponohet edhe fotografi dhe dokumente, madje të botuara. Lexone librin e Jusuf Berishës, Lufta kundër vdekjes, Pejë 2014. Lexues të nderuar lexues, mos u trishtoni, mos urreni, por kufomat tona të karbonizuara me urdhër të popave flasin vet. Serbia, jo populli i saj, duhet të paditët për gjenocid. Ka prova të mjaftura. Por këta pushtetarët tanë padinë nuk do ta bëjnë kurrë, Pse, sepse do ta humbin kolltukun, sepse këtu frymon UNMIK-u ende. E vërteta do të ishte, më mirë të ndodhë padia tash se sa më vonë, sepse ajo do të ndodhë. Dhe çka ndodhi me pronat shqiptare në Deçan, të cilat i përvetëson Manastiri i sajë në “fakt” si prona të “APIKO-s” dhe firmës “ LIRA”. Pse nuk shikohet se kush ishte pronar i atyre tokave 1918-1941 e tutje (shiqo: AJ. S. 96, S, 63, S.74). Dhe deri kur do t’i merret popullit prona copa copa, po del se ky fenomen nuk ka të ndalur, as në sistemin demokratik. E vërtetë është se në afërsi të Manastirit Deçanit popat serbë synojnë të ndërtojnë një koloni serbe në ata 24 hektar të grabitur, dhe kjo do të ndodhë me bekimin e Brukselit, me moton e kthimit të serbëve sipas: “Programit jugosllav për Kosovën të 1988”. Ky dokument është “Naçertania” më fashiste që është përpiluar ndonjëherë për ta sllavizuar Kosovën. Lexoni 109 detyrat e tij. Ky realitet duhet të mësohet nga populli jo vetëm i Deçanit dhe Pejës por i terë Kosovës. Popullit duhet t` i thuhet e vërteta sepse duart e përlyera, ujin nuk e kthjellin!. Dokumentet mbi demarkacionin nuk mund të fshihen më, ato flasin vet!