Kryetari Kastrati dhe drejtori Dukolli vizituan bizneset e komunës së Malishevës që po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi Sylë Dukolli, i kanë vizituar bizneset nga Komuna e Malishevës, të cilat po marrin pjesë në Panairin Agrokos /Agron Fair që po mbahet në Prishtinë. Këto biznese për pjesëmarrje në këtë panair janë mbështetur nga Komuna e Malishevës. “Qëllim i yni është prezantimi i agrobizneseve tona të cilat promovojnë produktet dhe prodhimet vendore bujqësore dhe ne ashtu siç kemi premtuar, ky sektor, si fusha me e sigurt e zhvillimit ekonomik, do të jetë njëri nga prioritetet kryesore dhe ta përkrahim brenda mundësive që kemi”, ka thënë kryetari Kastrati. Kastrati e Dukolli, i kanë uruar  bizneset e komunës së Malishevës për prezantimet e tyre në këtë panair me rëndësi për prezantimin e prodhimeve dhe produkteve nga komuna e Malishevës.

May be an image of 12 people and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …