Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep në Hagë, përmes informimit javor tregoi për zhvillimet në çështjet të cilat po i trajton kjo gjykatë, duke njoftuar edhe për marrjen e vendimit që të shqyrtohet mundësia për lirimin e parakohshëm të Nasim Haradinajt. Ajo th se kryetarja e Gjykatës Ekaterina Trendafilova ka theksuar se Haradinaj ka precedent disiplinor në Njësinë e Paraburgimit. Për këtë arsye, gjyqtarja kishte urdhëruar administratoren që të paraqes një raport lidhur me sjelljen e tij gjatë kësaj kohe. Më 12 tetor, kryetarja vendosi se do të shqyrtojë modifikimin e dënimit të z. Nasim Haradinaj pasi të ketë marrë një raport nga Administratorja, Fidelma Donlon, lidhur me sjelljen e z. Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në objektin e paraburgimit. Kryetarja mori parasysh një sërë faktorësh që mund të jenë në favor të modifikimit të dënimit, por insiston se Haradinaj ka precedent disiplinor në Njësinë e Paraburgimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …