Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sërish ka folur për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian në Kosovë dhe Serbi. Sipas tij, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të udhëtojnë në Kosovë dhe në Serbi të shtunën për të siguruar “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve sidomos pas ngjarjeve në Banjskë në Veri të Kosovës. Stano i ka thënë agjencisë Beta se Miroslav Lajcak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e Presidentit të Francës, Kancelarit Gjerman dhe Kryeministres të Italisë, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Francesco Talo, do të shkojnë në takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …