Më 20 tetor të vitit 1900 ka ndërruar jetë shkrimtari më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naim Frashëri. U lind më 25 maj të vitit 1946, në Frashër të Permetit. Ka qenë vëllai i dy personaliteteve më të njohura shqiptare kohës, Avdyl Frashëri dhe Sami Frashëri. Për së gjalli u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”. Ishte i biri i Halit beut dhe nënë Eminesë. Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten, arabishten dhe persishten në Teqenë e Frashrit. Në vitin 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë, Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869. Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash, në Berat. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit, pastaj të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e Gramatikës së Kristoforidhit. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve. Ka shkruar dhe ka përkthyer shumë vepra. Më të njohurat janë, Lulet e Verës, Bagëti e Bujqësi, Ëndërrimet, Historia e Skënderbeut, Qerbelaja e shumë të tjera. ( RKL-TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)