Policisa

Policia e Kosovës ka detyrë t’ i mbrojë qytetarët, rendin e qetësinë publike, ata nuk janë mercenarë që të paguhen me nga 3000 euro në muaj

Një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i quajtur Egzon Azemi, paska  deklaruar se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri,  në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, për shkak të orarit të zgjatur. Ai paska   thënë se policisëe mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti. Sipas këtij rezonimi jo logjik, paraja ia paska kthyer dinjitetin policisë, e cila ka në radhët e veta mijëra pjesëtarë, ndërsa në veri kanë qenë angazhuar disa qindra. Polica nuk paska pasur dinjitet,  kur i ka mbrojtur institucionet nga Albini me të vetët.

Pagesa nga tremijë euro nëse del të jetë e vërtetë, është një shkelje e rëndë e Qeverisë, sepse ne nuk kemi polici mercenare, por një polici të rregullt ashtu si të gjitha vendet demokratike të rajonit, e cila kryen detyrat dhe obligimet e saj; Kjo polici ka qenë e sulmuar për afër 15 vjet nga Albin Kurti e militantët e tij. Kanë qenë më tepër se 300 policë që ishin lënduar fizikisht nga ablinistët që  tani janë  në Qeveri, shumë prej tyre me akuza për vepra penale në sulmin dhe djegien e institucioneve dhe pengimin e dhunshëm të punës në Kuvend. Në mesin e tyre edhe dy të parët e Shteti, disa ministra e deputetë. Opozita kërkon rritje pagash të të gjithë policëve dhe jo vetëm të atyre që i qon Sveçla në kufi, duke e ditur se janë në mbrojte të KFOR-it ndërsa duke rrahur gjoks për trimëri.  Këtë e kanë vërtetuar autoritetet më të larta  të Forcave Paqeruajtëse, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …