Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ritheksoi qëndrimin e tij se plani franko-gjerman është ideal, pasi e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia. Plani është ideal për Kosovën në aspektin e pragmatizmit politik. Se nëse ideale është që Serbia të dorëzohet, të shtrihet përtokë, të kërkojë falje, të paguajë dëmshpërblime e të tjera, kjo është ideale, por në një botë që nuk ekziston. Në botën reale, plani franko-gjerman, është dhe koha është ideale që Kosova të çlirohet përfundimisht nga Serbia dhe të formësojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar. Është shumë e thjeshtë kjo dhe shqetësimi do radikalizohet ose jo në Serbi, këtë le ta zgjidhin me Serbinë ata dhe ta zgjidhë Serbia me ata. Shqetësimi që duhet të ketë Kosova është që topin mos ta mbajë të zona e vet duke luajtur në mbrojtje gjithë kohës dhe pastaj duke u përpjekur të përfitojë nga marrëzitë e Serbisë, po ta marrë topin dhe ta heqë nga gjysmëfusha vet dhe të thotë ne i bëmë detyrat tona”, tha Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …