Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mashtrim dhe keq-qeverisje. Ai ka thënë se po jetojmë një rrenë të madhe në Kosovë, në një mashtrim të madh. Rrena e madhe e Kosovës quhet Albin Kurti. Në fianle të dialogut, amerikanët i kanë marrë përsipër krejt garancat për Kosovën. Ju e dini se zoti Escobar dhe Lajçak në vizitën e parë kanë deklaruar se nuk do të negociohet integriteti territorial sepse ne kemi pasur frikë nga ndryshimet e kufijve, nuk do të negociohet sovraniteti dhe nuk do të negociohet kushtetutshmëria e Kosovës. Pra këto janë tre parimet e dialogut. Pastaj duke e ditur se rreziku në prishje të procesit është në veri kanë marrë përsipër planin për tabelat. Serbi, Radojçiq është çështje e zgjidhur për Kosovën sepse atë e shpallën në Listë të Zezë dhe ishte i ndjekur nga Koosva, ai nuk ishte më problemi ynë. Amerikanët e futën në listë të zezë Radojçiqin dhe grupin e tij. Kurti eksperimentoi, nuk bashkëveproi me amerikanët, ju kujtohet në kohën e tabelave dhe ende nuk kemi tabela në veri, ende nuk paguhet energjia në veri dhe nuk kemi institucione civile, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …