Deputet të partive në pushtet dhe ata të opozitës kanë shfaqur mendime të ndryshme për të ardhmen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës. Deputetja nga radhët e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka thënë për KosovaPress, se ka sinjale nga Bashkimi Evropian se do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Ajo ka shtuar më tutje se ka sinjale nga autoritetet dhe ndërmjetësues të Bashkimit Evropian që do të ketë largim të këtyre masave. Nga ana tjetër, deputet të partive në pushtet, kanë theksuar se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarr asnjë hap për largimin e këtyre masave ndëshkuese. “Ne nuk shohim asnjë veprim konkret juridik e as ekonomik dhe lobues që ne do të bëjmë një gjë të tillë. Kosova nuk e meriton që të jetë nën sanksione në asnjë rast dhe rrethanë. Mirëpo ana tjetër është se ne duhet të kryejmë detyrat tona të shtëpisë dhe duhet të rrisim unitetin e brendshëm dhe jo logjika e përjashtimit dhe sanksionimit të opozitës dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe” është cituar të ketë deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …