Kulla: Serbia po e përdorë Asociacionin për ta bërë një shtet serb brenda Kosovës

Njohësi i fushës së sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar se Serbia po e përdorë Asociacionin për ta bërë një shtet serb brenda Kosovës. Ai ka theksuar se asociacioni ka vetëm një formulë, asociacioni kundër njohjes. Pra në momentin që më jep njohjen unë të jap asociacionin. Përderisa nuk më jep njohjen dhe përdor asociacionin për të futur, për të krijuar një shtet serb në Kosovë, nuk ka arsye pse të ekzistoj ky asociacion. Gjatë intervistës për Kosovapres, eksperti i sigurisë, Nehat Kulla ka shtuar më tutje se ndonëse ka përpjekje dhe potencial për të krijuar destabilitet në Kosovë, institucionet e Kosovës janë aq të forta, dhe do të bashkëpunojnë aq mirë me partnerët ndërkombëtarë që në këtë pjesë nuk besoj që do kemi një sjellje kaq naive për të harruar se kush është Serbia reale. Sepse Serbia reale është kërcënimi real për rajonin e Ballkanit jo vetëm për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …