Kuçi: Demarkacioni me Malin e Zi është çështje të na takon të gjithëve

 Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duhet të krijohet konsensus nacional. Ai ka shtuar më tutje se çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk i takon vetëm një individi apo një partie por të gjitha subjekteve politike. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi I ka thënë gazetës për “Epoka e re” se nuk ka nevojë të ketë hendek për çështje nacionale në mes të pozitës dhe opozitës. Ndërsa duke folur për të arriturat e Qeverisë ai ka theksuar se pavarësisht sfidave, Qeveria ka pasur një performancë të mirë për realizimin e programit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …