Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka reaguar ndaj krijimit të Lëvizjes për braktisjen e fesë islame. “Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, shpreh indinjatën e thellë lidhur me formimin e të të ashtuquajturës “Lëvizje për braktisjen e fesë islame”, meqë siç u pa e dëgjua ajo s’ka qëllime t’mira për shoqërinë tonë, aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndër-fetare, si dhe mos durim fetar dhe njerëzor. Ju kujtojmë se populli ynë me besimin islam, dhe besimet e tjera, ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancën ndër-fetare, fakt i çmuar shumë përgjatë historisë sonë. Mbështetur në këtë fakt, lëvizjet e tilla kanë tendenca qëllimkëqija dhe atakojnë atmosferën e shkëlqyeshme të ndërtuar me shekuj tek ne, sepse me këtë, veçanërisht sulmohet Islami. Secili është i lirë ta zgjedhë besimin e vet dhe ta praktikojë atë, por nuk ka të drejtë të bëjë përçarje dhe sulmojë të tjerët në asnjë mënyrë” thuhet në mes tjerash në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …