Në Komunën e Deçanit u mbajt konferenca me temën “Edukimi për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe mbrojtja nga dhuna”, nga projekti “Të drejtat tona”

U mbajt në Komunën e Deçanit, konferenca me temën “Edukimi për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe mbrojtja nga dhuna”, nga projekti “Të drejtat tona”. Kjo konferencë u organizua nga Instituti për Promovimin e Edukimit-IPEDU, përkrahur nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, MASHTI dhe Komuna e Deçanit. Pati për qëllim promovimin e punës së mbi 100 mijë nxënësve, rreth 2000 mësimdhënësve dhe akterëve tjerë të involvuar në projektin për edukimin e të drejtave të fëmijëve “Të drejtat tona”. Rritja e ndërgjegjësimit të opinionit politik, ekspertëve dhe publikut të gjerë lidhur me të drejtat e fëmijëve, veçanërisht të drejtën për mbrojtje nga dhuna brenda kornizës ligjore të Kosovës dhe më gjerë. I pranishëm ishte edhe Ambasadorja znj. Blanka Jamnišek, Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë, znj. Minca Benedejçiq, drejtori i IPEDU, z. Ramush Lekaj, avokati i popullit, z. Naim Qelaj, znj.Merita Jonuzi, koordinatore e njësisë për të drejtat e njeriut – MASHT dhe shumë të tjerë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i ka falënderuar të gjithë organizatorët për punën e mrekullueshme!

May be an image of 3 people, people studying, crowd and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …