Gjithsej 4,651 njerëz janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor. Ky fakt u bë i ditur nga ministria e Shëndetësisë palestineze. Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se mes viktimave, 1,873 ishin fëmijë, 1,101 gra dhe 1,677 burra. Po ashtu ky institucion shton se nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 839 ishin vrarë në Gazën jugore, pasi njerëzve në veri u është thënë të iknin. Ministria tha gjithashtu se 14,245 persona ishin lënduar.
