Serwer

Daniel Serwer: Në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiçit për të kontrolluar popullsinë serbe bëhet përmes Listës serbe

Analisti  dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se përpjekja e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të kontrolluar komunitetin serb në Kosovë bëhet kryesisht përmes forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – Lista Serbe. Në një ligjeratë virtuale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Rrethi 99” në Bosnje-Hercegovinë, eksperti amerikan ka thënë se kontrollimi i serbëve të Kosovës bëhet edhe përmes shërbimeve sekrete serbe dhe aleatëve të krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë.  Në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiçit për të kontrolluar popullsinë serbe bëhet përmes Listës serbe. Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës”, ka thënë profesori amerikan. Këtë e ka dëshmuar edhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë më 24 shtator në fshatin Banjë të Zveçanit, ka pohuar ai, por kryengritja e armatosur që për qëllim parësor ka pasur aneksimin e veriut kosovar, ishte penguar nga Policia e Kosovës dhe Forcat e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …