Dëshmitari i mbrojtjes në gjykimin kundër Pjetër Shalës, Mark Shala, në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, në Hagë, deklaroi se ka qenë ish-pjesëtar i armatës së ish-Jugosllavisë, pas kësaj ka kaluar në armatën atdhetare të Kroacisë para se të kyçet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në Tiranë jemi takuar edhe me njerëz të tjerë nga UÇK-ja, aty ka filluar edhe kyçja ime e shokëve të mi. Jemi takuar edhe me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të shtabit dhe aty ka filluar kyçja ime në UÇK. Në disa ditë kemi qenë aty të vendosur, banesë apo një hotel të vogël dhe kemi pritur një ekip, i cili ka pas me ardhur nga Kosova, nga terreni, nga vatra e luftës me planin e luftës apo të operacionit shigjeta, aty i kemi pritur dhe deri sa kanë ardhur ata, aty ka zgjatur 6-7 ditë”, tha dëshmitari Shala. Ai tregoi se ka punuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Më herët kam qenë pjesëtar i trupave mbrojtëse të Kosovës prej fund vitit 1999 deri në transformimin e TMK-së në FSK, tha mes tjerash, Mark Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …