Ndër shumë kompani të mëdha grumbulluese dhe përpunuese të perimeve, është edhe Koperativa Bujqësore “Krusha”, që udhëhiqet nga një grua e zonja si Fahrije Hoti. KB “Krusha” merret me grumbullimin, përpunimin dhe konservimin e perimeve, produktet e të ciles gjenden jo vetëm në tregun vendor, por në masë të madhe edhe në atë të Evropës, e së fundi edhe të Amerikës. KB “Krusha”, e themeluar me shumë mund e sakrificë vazhdon të jetë tregim suksesi se si ndërtohet e ardhmja përkundër vuajtjeve e dhembjeve të përjetuara nga lufta e fundit. E uruam për punë të mbara dhe të pandalshme edhe në të ardhmen.