Me makineri të rënda ekipet e kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e komunës së Ferizajt, hapën mbi 10 kilometra kanal kullues ujor përgjatë brezit lumor, për të vijuar edhe në zona tjera, si masë parandaluese nga vërshimet që rrezikojnë zona të caktuara në fshatrat e Ferizajt.