Majlinda Bregu: Ballkani Perëndimor është Evropë, potenciali i bashkëpunimit rajonal qëndron tek diversiteti ynë

Ballkani Perëndimor është si një kanavacë ku përfshihen të gjitha nuancat e historisë dhe diversitetit, është si një sixhade gjuhësh, kulturash dhe konfliktesh të dhimbshme. Por, pikërisht në këtë diversitet qëndron potenciali i vërtetë për bashkëpunim. Ballkani Perëndimor është Evropë. Duke qenë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr dekada kohë, bashkëpunimi rajonal po vendos një normë evropianizimi, një vetëdije të re. Ne kemi një rajon me një rrjet të dendur iniciativash bashkëpunimi, me vizione të përbashkëta strategjike, që kanë gjetur mbështetje të fortë publike dhe besim në bashkëpunimin rajonal. “Ajo për çfarë kemi sot nevojë është forcimi i një mentaliteti të ri mbi zgjerimin, ose vendosja e një fokusi të ri tek reformat e brendshme, integrimi më i thellë ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.” tha Sekretarja e Përgjithshme  Majlinda Bregu, gjatë leksionit të saj, si e ftuar në Kolegjin e Evropës në Bruges. Para ligjëratës dhe diskutimeve të studentëve, Sekretarja e Përgjithshme u takua me rektoren e Kolegjit të Evropës, Frederica Mogherini, për të diskutuar për bashkëpunimin dhe planet e së ardhshmes të Kolegjit. Kolegji i Evropës, i themeluar në vitin 1992, aktualisht i vendosur në dy kampuse, në Bruges dhe Natolin, do të hapë kampusin e parë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që nga viti i ardhshëm shkollor. Pranimi i aplikimeve është hapur gjatë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë javën e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …