U mbajt protesta me moton: Stop padrejtësisë të shtetit serb që po zhvillon kundër qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kosovën Lindore

U mbajt protesta me moton: Stop padrejtësisë të shtetit serb që po zhvillon kundër qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Kosovën Lindore

Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore, dje  kanë protestuar kundër politikave  serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë. Motoja e kësaj proteste ishte, Stop padrejtësisë të shtetit serb që po zhvillon ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në këtë protestë paqësore mbajtën fjalim kryetari i  Unionit Shqiptar, Dashamir Uruqi dhe koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar Linda Shaqiri, ku u diskutua se nga viti 2011 është duke u zhvilluar spastrimi etnik në këto tri komuna. Aty u tha se në këto komuna në shëndetësi nuk ka asnjë shqiptar të punësuar dhe se Lugina ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike, pasi që këto komuna nuk mund të arrijnë rezultat të dukshëm  me 2 milionë eurot që jep  Kosova, e zero nga Shqipëria.   Uruqi tha se problemi kryesor qëndron tek trajtimi i shqiptarëve në Serbi në të gjitha fushat.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …